Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka uruar të gjithë qytetarët për ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Guvernatori Mehmeti ka kujtuar sakrificën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, si dhe përgjegjësitë që kemi kundrejt zhvillimit të mëtejmë të shtetit tonë, me fokus të veçantë në zhvillimin ekonomik si domosdoshmëri për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë, shkruan arbresh.info.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj për krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin dhe stabilitetin e ekonomisë së vendit, duke kontribuuar në zhvillimin e një sistemi financiar që plotëson në mënyrën më mirë nevojat zhvillimore të shtetit tonë./arbresh.info/
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona
Vdiqën tragjikisht në Itali, mblidhen mbi 75 mijë euro për k...