Nëpërmjet një pakete prej gjashtë reformash, qeveria greke do të fillojë bisedimet me partnerët institucionalë ndërkombëtarë, me objektivin për një marrëveshje të re.
Sipas burimeve qeveritare greke, propozimi për gjashtë reforma është si më poshtë:
1 dhe 2 – Kriza Humanitare dhe Reforma Administrative
Bëhet fjalë për një përpjekje më të madhe të luftës kundër varfërisë në ushqime të domosdoshme, strehim dhe energji elektrike optimale, që do të ndërthuret me reformën administrative, për të cilën ka nevojë i gjithë vendi.
3 – Projektligj për Rregullimin e Detyrimeve të Pashlyera ndaj Shtetit dhe Enteve të Sigurimeve Shoqërore.
Çlirim dhe rishqyrtim të mijëra debitorëve në sistemin e tatimeve me një mënyrë, që do të ndihmojë krijimin e së ashtuquajturës ndërgjegje tatimore, që nuk redukton kapitalin e detyrimit dhe që stimulon debitorët e përpiktë.
4 – Reformim i Administratës Tatimore.
5 – Aktivizim i Këshillit Tatimor.
6 – Krijimi i një Trupe të Zhdërvjellët të Kontrolleve të Adresuara Tatimore, të përbërë nga kontrollorë të përzgjedhur rreptësisht./ trt
Bllokoi hyrjen e stacionit policor me veturë dhe sulmoi poli...
Sërish protestë në Durrës, tubuesit tentojnë të futen në amb...
Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e ...
Zyrtarët amerikanë ‘zbarkojnë’ në Venezuelë për herë të parë...
Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitro...
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...