Google ADS

GJAKOVA NË FESTË, PËRUROHET FABRIKA INTERTEX

16:06 | 17 Shkurt 2015
Arbresh Info

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, Gjakova ka arsye edhe për festë më të madhe.Në këtë qytet u para pak minutash përurua fabrika Intertex Kosova, në të cilën do të punojnë 120 gjakovarë.

I pranishëm në ceremoninë e përurimit të fabrikës ishin kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, si kryetarrja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se kjo është një ditë e veçantë për komunën e Gjakovës. Ajo tha se përveq përvjetorit së Pavarësisë qytetarët e kësaj komune po e festojnë edhe hapjen e fabrikës në të cilën do të punësohenrreth 120 qytetarë gjakovarë.
“Pavarësia nuk mund të forcohet ndryshe por vetëm me punë. Janë ditë të vështira për Kosovën por ne nuk mund ti ikim obligimit për zhvillimin ekonomik, transmeton Indeksonline.

Me shumë mund por në fund ia arritën atë që premtuam. E hapëm fabrikën e parë që ishte premtim edhe i z.Pacolli”, ka thënë Kusari-Lila

E kreu AKR-së Behgjet Pacolli u shpeh se hapja e kësaj fabrike do të jetë mundësi e mirë për zhvillim ekonomik në Kosovë. Ai u shpreh I zhgënjyer me kushtet ekonomike të shumë kosovarëve.

“Do të kemi shancin të festojmë përvjetore tjera më mirë duke pasur pavarësi ekonomike dhe shpirterore.
Nuk jam i kënaqur që pjesa më e madhe jetojnë në varfëri. Jam kthyer në Gjakovë pas shume vitesh ku patëm ndërtuar shumë fabrika në gjakovën punëtore. Prodhimet nga këtu kanë shkuar në të gjithë botën”, ka thënë Pacolli.

Në këtë fabrikë do të prodhohen mbulesa për makina, fillimisht për Volksëagen dhe Volvo dhe më vonë për Audi dhe Mercedes. Kjo fabrikë është hapur pas nënshkrimit të marrëveshjes së ndërmjet kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe kompanive Blue Stone Safety nga Amerika dhe TROX nga Suedia.

gjakova

gjakova1 gjakova2

gjakova3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme