Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nuk e ka pritur mirë vendimin e kryeministrtit të Kosovës, Albin Kurtit, për ta hequr vetëm pjesërisht taksën ndaj Serbisë. Grenell me një reagim të ashër në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se Albin Kurti po bën një gabim serioz.
Një përplasje e tillë s’ka kaluar pa u vërejtur edhe nga llupa e mediave më prestigjoze botërore.
Në një artikull të gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung të shkruar nga një prej gazetarëve më me nam të Gjermanisë, Michel Martens, thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se po shkon drejt një konflikti të hapur më presidentin e SHBA’së, Donald Trump, duke qenë se nuk po i bindet Washingtonit për ta hequr menjëherë taksën pa kushte shtesë.
Një veprim i tillë kundërshtues të Kurtit, FAZ po e sheh si të pa precedent, duke kujtuar faktin se Kosova është çliruar dhe se ka fituar pavarësinë falë ShBA-së.
Më 15 mars hiqet tarifa pjesërisht, e plotë nga 1 prilli, vlen për 90 ditë
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...