Nga nëntë deri në dhjetë milionë euro në ditë Kosova ka pasur humbje në sektorin e ekonomisë në kohën e pandemisë.
Kështu tha Berat Rukiqi, kryetar i OEK-ut pas takimit që pati me presidentin Hashim Thaçi, raporton portali arbresh.info.
“Sot patëm një vizitë të presidentit Thaçi. Ai është kujdesur për gjendjen e sektorit privat dhe kësaj here jemi në një situatë të pazakonshme. Pandemia nuk ka ndiku vetëm në shëndet por edhe në ekonomi. Dëmet janë të konsiderueshme në ekonomi, mesatarisht dëmi është sjellë mes nëntë dhe dhjetë milionë euro në ditë. Ne i kemi dhënë idetë tona për pakon e ekonomisë. Kemi dhënë propozime dhe kemi kërkua që sa ma shpejtë të ketë një konsensus të politikës në mënyrë që të ketë rimëkëmbje ekonomike”, u shpreh ai.

E presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se duhet të gjendjet një pako që përshtatet për rikthimin e ekonomisë.
“Edhe Kosova sikurse edhe vendet e tjera po e tejkalon situatën emergjente të COVID-19 shtrohet obligim i të gjithë neve që të rikthehemi në një përkushtim maksimal për rikthimin e jetës normale dhe rimëkëmbjen e ekonomisë. Duhet të gjejmë një pako që na përshtatet që të kemi një rikthim të ekonomisë. Duhet të kemi kujdes në sektorin privat dhe të kemi prodhim por edhe t’i ruajmë vendet e punës. Në një angazhim të përbashkët të spektrit politik mund të kemi një sukses për fat të keq deri tash kemi pas qasje të dështuar nga Qeveria për rimëkëmbje ekonomike”./arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...