Fondi gjigant i pensionit në Norvegji tani kap vlerën 1 trilion dollarë.
Po, ashtu është 1 me 12 zero, transmeton portali arbresh.info
Menaxherët e fondit kanë njoftuar që ndryshimet valutore kanë ndihmuar në ngritjen e vlerës mbi 1 trilion dollarë për herë të parë.
“Rritja në vlerën e tregut të fondeve ka qenë mahnitëse”, tha shefi i financave Yngve Slyngstad në një deklaratë.
“Nuk besoj qe dikush të ketë pritur që fondi të arrijë 1 trilion dollarë kur u bë transferi i parë i të ardhurave nga nafta në maj të vitit 1996”.
Vetëm sa për krahasim, as 1 trilion nuk është vlera e ekonomisë së Meksikës, se për Kosovën nuk po flasim fare./arbresh.info/
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...
Liga e Kampionëve vazhdon me dy super sfida sonte
Trump: Kina ndihmoi në negociatat për armëpushim me Iranin
Mbahet mbledhja e Kryesisë, përcaktohet rendi i ditës për se...
Trump: ShBA do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut në Ngush...