Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK) i mbështetur nga Korporata e Sifidave të Mileniumnit (MCC) ka nënshkruar Marrëveshjen për Zbatim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, për ngritjen e ekspertizës dhe krijimin e Dritares për Garanci të Kredidhënies për Projekte dhe për Energji të Ripërtëritshme.
Ky fondacion sipas Ambasadës së SHBA-ve, së fundi ka bërë zgjidhjen më të mirë për efikasitetin e energjisë duke kursyer paratë e familjeve kosovare, shkruan arbresh.info
Si pjesë e programit #SEEK të Fondacionit Milenium në Kosovë, familjet në të gjithë Kosovën po përfitojnë nga përmirësimi i efikasitetit që do t’i mbajë shtëpitë e tyre më të ngrohta, do t’u kushtojë më pak para dhe do të zvogëlojë gjurmët klimatike të Kosovës.
Ky fondacion synon rritjen e kreditimit dhe investimeve në sektorin e energjisë solare e me këtë mbështetjen e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë e cila do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe do të ndikojë në përmirësimin e ambientit në Kosovë. /arbresh.info/
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL