Në margjinat e Forumit të Dohas, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka zhvilluar takim me drejtoreshën menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.
Gjatë takimit u bisedua për raportet dhe bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me FMN-në, situatën e gjithmbarshme ekonomike në Kosovë dhe rajon, si dhe efektet potenciale ekonomike të luftës në Ukrainë.
Presidentja Osmani informoi drejtoreshën menaxhuese të FMN për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në hapat që po ndërmerr Republika e Kosovës për të ruajtur stabilitetin politik dhe ekonomik, përballë sfidave aktuale globale të krijuara nga lufta agresive e Rusisë kundër Ukrainës.
Presidentja Osmani shprehu falënderim për angazhimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Republikën e Kosovës dhe rikonfirmoi rëndësinë që Republika e Kosovës i kushton bashkëpunimit me FMN-në.
Drejtoresha Ekzekutive e FMN-së, znj. Georgieva, vlerësoi progresin e gjithmbarshëm në Republikën e Kosovës, duke theksuar posaçërisht stabilitetin ekonomik dhe fiskal të Republikës së Kosovës.
Georgieva ritheksoi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të FMN-së dhe Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?