Ende nuk dihet data kur Kosova do të përballet edhe një herë me arbitrazhin.
Seanca e parë mes Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP) dhe kompanisë kroate “Iming” D.O.O. për mos kompensimin e investimeve në Minierën Industria e Magnezit (MIM) Golesh ishte planifikuar të mbahet më 15-17 maj të këtij viti, por ishte shtyrë për shkak të gjendjes së krijuar për shkak të koronavirusit, raporton Arbresh.info
Ndërsa ende nuk është caktuar data e mbajtjes së seancës.
Këtë për arbresh.info e kanë bërë të ditur nga zyra për medie e Agjencisë Kosovare e Privatizimit.
“ Tribunali i Arbitrazhit për shkak te pandemisë Covid 19, ka shtyrë mbajtjen e seancës së parë e cila ishte parapare te mbahet me 15-17 maj 2020. Tribunali ende nuk e ka caktuar datën e mbajtjes së seancës pikërisht për shkak te situatës së krijuar”, kanë thënë nga AKP.
Por, Agjencia Kosovare të Privatizimit(AKP) ende nuk ka kompani ligjore që do ta mbroj në këtë Gjykatë Ndërkombëtare.
Ndërsa AKP beson se deri në seancë do ta përzgjedh një të tillë.
“AKP ende nuk ka arritur te përzgjedh kompaninë ligjore me përvojë relevante ne procedura te arbitrazhit. Sa i përket mbrojtjes ligjore AKP ka parashtruar mbrojtjen ne padi brenda afateve ligjor. Seanca e parë mbahet për të përcaktuar Juridiksionin e Tribunalit te Arbitrazhit për tu marrë me këtë çështje. Kjo për faktin se AKP ka kontestuar Juridiksionin. AKP beson se deri në mbajtjen e seancës do te arrij të përzgjedh kompaninë ligjore me përvojë profesionale relevante”, ka shtuar nga AKP.
E, të pyetur nëse AKP ka plan rezervë nëse u dështon dhe një herë përzgjedhja e kompanisë ligjore, nga ndërmarrja kanë treguar detaje për një të tillë.
“AKP beson qe deri ne caktimin e seancës do të arrij te përzgjedh kompaninë ligjore për mbrojtje, megjithatë posedon planin rezerve që në seancën e pare qe ka te beje me përmbylljen e fazës se pare lidhur me juridiksionin ta mbuloje përmes Departamentit Ligjor, marrë për baze se tanimë është krijuar një përvoje me procedura të arbitrazhit për shkak te dy rasteve te udhëhequra brenda një viti”, kanë përfunduar nga zyra për medie e Agjencisë Kosovare e Privatizimit.
AKP që bënë privatizimin dhe likuidimin e Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH-ve) ende nuk ka kompani që do ta përfaqësoj dhe mbrojë në këtë gjykatë ndërkombëtare, pasi herën e parë, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar këtë aktivitet të prokurimit me arsyetimin se asnjë kompani nuk ka dorëzuar tender të përgjegjshëm.
Në muajin maj AKP kishte rishpallur tenderin me titull ‘Angazhimin e firmës ligjore në rastin Iming d.o.o vs AKP (Arbitrazhi sipas Rregullave të UNICITRAL te vitit 2010)’. Në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregulativ të Prokurimit Publik thuhet se vlera e parashikuar e kontratës është 500 000,00 euro.
Në përshkrim të shkurt të lëndës thuhet se do të bëhet mbrojtja e interesave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
“Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në kuadër të kërkesës për arbitrazh të dorëzuar nga Iming d.o.o kundër AKP-së sipas rregullave të arbitrazhit UNICITRAL te vitit 2010”, thuhet aty.
Kohëzgjatja e kontratës është 36 muaj, ndërsa disa nga nënkriteret për dhënie të saj janë eksperienca e kompanisë në përfaqësimin e shteteve dhe palëve në arbitrazh komercial apo investiv, përvoja e stafit profesional qe do te përfaqësojnë AKP-në në arbitrazh.
E për dallim nga e para, “Iming” ka kohë që kur ka zgjedhur se kush do t’i mbroj interesat e saj në këtë Gjykatë Ndërkombëtare.
Avokati, Granit Vokshi, përfaqësues i kësaj kompanie në një prononcim për arbresh.info, kishte paralajmëruar se kërkesa e kompanisë do të jetë shumëmilionëshe.
“Ne përgatitjet i kemi bërë ndërsa sa i përket shumës ajo do të përcaktohet nga një ekspert i pavarur i cili do të angazhohet në procedurën e arbitrazhit por që kërkesa do të jetë shumë milionëshe”, ka përfunduar ai.
Kujtomë që tenderi i parë ishte shpallur më 5 dhjetor të 2019-es ndërsa në afatin e rregullt kishin dorëzuar ofertat 4 kompani dhe konzorciume.
Por pasi nga një operator ekonomik pjesëmarrës, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar këtë aktivitet të prokurimit me arsyetimin se asnjë kompani nuk ka dorëzuar tender të përgjegjshëm
“Tenderi i parë është shpall me datë 05.12.2019 në afat të rregullt prej 40 ditësh ashtu siç parasheh Ligji i Prokurimit Publik për kontratat me vlera të mëdha. Një numër i konsideruar i kompanive kanë tërheq dosjen e tenderit ndërsa në afatin e rregullt kishin dorëzuar ofertat 4 kompani dhe konzorciume. Pas ankesës nga një operator ekonomik pjesëmarrës, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar këtë aktivitet të prokurimit me arsyetimin se asnjë kompani nuk ka dorëzuar tender të përgjegjshëm”, thuhet në njoftim.
“Bazuar në rëndësinë e këtij aktiviteti të prokurimit për AKP-në për shkak të afatit të shkurtër të mbetur për seancën e caktuar me 01 korrik 2020, ne si autoritet kontraktues jemi të detyruar që të ri shpallim ketë tender me afat të përshpejtuar gjithnjë duke qënë të bindur se pasi që ky tender ka qenë i shpallur në afate të rregullta dhe se kompanitë janë të njoftuar me termat e referencës, të shkurtohet afati i shpalljes nga 40 ditë në 20 ditë duke konsideruar se do të jetë afat i mjaftueshëm për përgatitjen e ofertave nga operatoret ekonomik të interesuar për këtë tender”, thuhet më tej aty.
Në informacionet shtesë thuhet se autoriteti kontraktues ka për obligim pagesën vetëm të pjesës prej 20% nga vlera e çmimit total nëse procesi përfundon në faqen e pare.
“Në qoftë se rasti përfundon në fazën e parë dhe Tribunali i Arbitrazhit vendos që rasti të mbyllet për shkak të mungesës së jurisdikcionit, atëherë Autoriteti kontraktues ka për obligim pagesën vetëm të pjesës prej 20% nga vlera e çmimit total të ofertuar sipas pagesave të parapara me kushtet e veçanta të kontratës”, thuhet në njoftim. /Agnesa Çitaku /arbresh.info/
Arrestohet 23-vjeçari në Lipjan për djegien e një veture
Mësohet vendi, data dhe koha e finales së Superkupës së Koso...
Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkolo...
Gjykata Supreme rikthen Besim Kelmendin në pozitën e UD Krye...
Tuchel votoi dy lojtarë të Anglisë në çmimin “The Best” të F...
Rama publikon pamje nga punimet për sheshin “Isa Bolet...