Vlera e produkteve bujqësore të eksportuara, në Shqipëri ka shënuar një trend rritës në 6 vitet e fundit. Nga 50 milionë euro në vitin 2013, kjo shifër sot është mbi dyfishuar, duke arritur në mbi 110 milionë euro në vitin 2018.
Të njëjtin trend rritës e vërejmë edhe në 15 produktet me vlerë të shtuar.
Të dhënat zyrtare tregojnë se, në vitin 2018 ndër produktet më të eksportuara ishin domatja, bimët medicinale dhe kastraveci. Faktor në rritjen e eksporteve ishte edhe mbështetja që qeveria iu dha fermerëve nëpërmjet skemave të mbështetjes kombëtare.
Vlera e mbështetjes përmes skemave kombëtare është dyfishuar, nga 6.6 milionë euro që ishte në vitin 2013, është rritur në 13.3 milionë euro në vitin 2018. Mesatarisht çdo subjekt ka përfituar rreth 3500 euro nga mbështetja e skemës kombëtare.
Masat e mbështetjes ishin kryesisht në drejtim të mbjelljeve të reja dhe rritjes së sipërfaqeve me prodhimeve bujqësore, investime në sera, ujitje dhe ferma organike.
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...
Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë