Hapja e kufijve tokësore në kushte pandemie, ka ngjallur edhe disa probleme në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri.
Dezinfektimi i maunave çmimi i së cilës është 22.50 euro, ka bërë që kompanitë transportuese të protestojnë në këtë pikë kufitare, duke e bllokuar kështu rrugën ngase sipas tyre kjo shumë është e papërballueshme.
I pyetur në lidhje me këtë, ekspert i çështjeve ekonomike Mustafë Kadriaj, në një përgjegje të dhënë për arbresh.info, ka thënë se obligimet shtesë vetëm e vështirësojnë punën e bizneseve
“Vlerësoj qe një sjellje nëpërkëmbeshe ndaj bizneseve që njëherësh duke luajtur me ndjenjat e tyre duke marr parasysh ndaljen e aktivitetit ekonomik për tre muaj dhe me fillimin e largimit te masave por duke i gozhduar me ndalesa e me obligime shtesë dhe ne shumicën e rasteve te paparalajmëruara por duke u përballur aty për aty, është e padinjitetshme dhe ne kundërshtim me ekonominë e lirë.”, tha Kadriaj.
Ai më tutje tha se bizneset në këtë kohë kanë nevojë për politika ekonomike
“Vlerësoj qe duhet me qene te qarta masat lehtësuese dhe kjo me u përcjell ne te gjithë vargun zinxhiror institucionale sepse një shembull i tillë vetëm qe do rrite revoltën tek bizneset. Njëherë duhet te kenë parasysh qe rimëkëmbja ekonomike behet duke lehtësuar dhe duke iu mundësuar bizneseve për aktivitet ekonomike njëherë duke iu kujtuar institucioneve qe bizneset ne këtë kohe kanë nevojë për përkrahje dhe politika ekonomike e mese paku për penalizëm ne aktivitetin e tyre ekonomik.”, u shpreh ai/arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1