Bruto Produkti Vendor i Kosovës (BPV) është rritur për 4.1% në qerekun e dytë të vitit 2019, pasi që kishte një rritje prej 4.2% në qerekun e parë, thonë të dhënat e Agjencisë Kosovare të Statistikave.
BPV-ja në TM2 të vitit 2019 shënon rritje reale për 4.13%, në krahasim me TM2 të vitit 2018. Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: aktivitetet financiare dhe të sigurimit 22.4%; Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike, si dhe aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse 8.95%; artet, argëtimi dhe çlodhje, si dhe aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera 8.8%; ndërtimtaria 6.9%; Industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar, furnizimi me ujë, si dhe aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, dhe rehabilitimit 6.7%, nga të cilat Industria përpunuese 10.6%; Tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor 6.5%; aktivitetet e pasurive të paluajtshme 3.6%.
Ndërsa, rënie reale kishte te: administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale (-1.1%); bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (-0.3%).
Ndërkaq, BPV sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: eksportin e mallrave dhe shërbimeve me 14.3%; formimin e bruto kapitalit me 4.1%; shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) me 0.1%.
Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e: shpenzimeve të konsumit final të Qeverisë (-3.2%); importit të mallrave dhe shërbimeve (-0.5%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit.
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...