Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) sot mban konferencë për media ku do të diskutohet gjerësisht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet e EFTA-së dhe përfitimet që bizneset vendore do t’i kenë.
Për dallim nga vendet e rajonit, të cilat kanë nënshkruar më herët një marrëveshje të tillë, Republika e Kosovës është i vetmi vend në rajon që, përveç kapitullit të tregtisë së mallrave, ka negociuar edhe kapitullin e tregtisë së shërbimeve në këtë marrëveshje!. Të pranishëm në konferencë do të jenë edhe kryetarët e shoqatave.
Ndryshe Kosova muajin e kaluar ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me shtetet e Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.
Në ceremoninë e nënshkrimit në Davos të Zvicrës, anëtarët e EFTA-s dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thanë se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të dyanshme.
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media