Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka kritikuar bashkëpartiakun e tij, ministrin e Financave, Hekuran Muratin, i cili ka kërkuar pastrimin e listës së veteranëve.
Në emisionin “Ditari” në Tëvë 1, Humolli ka deklaruar se i është krijuar përshtypje se Murati “nuk ka ndjenja për kombin as për vlerat”.
Sipas tij, ministri ka hyrë në konflikt me të gjitha sindikatat dhe se nëse nuk ndryshon qasje “duhet të shkojë në shtëpi”.
“Ministri i Financave duhet me mendu shumë më kthjellët. Nuk ka të drejtë me i detyru veteranët me i pastru listat sepse i ka bërë Qeveria. Ky ministër po kam përshtypje sikur është teknicist i ftoftë që nuk ka ndjenja as për kombin as për vlerat”, ka thënë Humolli.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes nga pozita e deputetit të VV-së.
Ka thënë se kjo mund të ndodhë nëse partia nuk punon në të mirën e qytetarëve.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s