Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar rezolutën nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës.
Në votim kanë marrë pjesë vetëm 29 deputetë, shkruan arbresh.info.
“Kemi 29 vota për, nuk kemi pasur kuorum të mjaftueshëm”, ka thënë Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, javën që lamë pas arbresh.info kishte raportuar ekskluzivisht për bllokimin e ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës.
Pas bllokimit të llogarive, nga aty janë tërhequr të gjitha mjetet financiare të cilat gjendeshin.
Të enjten punëtorët e ndërmarrjes publike kanë kundërshtuar kanë vendim me protestë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, por kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka ftuar në takim përfaqësuesit të cilëve u ka premtuar paga dhe mos humbje të vendeve të punës./arbresh.info/
EKSKLUZIVE- Bllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës, rrezikohet me falimentim
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...