Analisti i politikave në Institutin për Studime të Avancuara GAP, Agron Demi ka thënë se, bizneset duhet të fillojnë që t’i kërkojnë qytetarëve mbajtjen e detyrueshme të maskave.
Demi me anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar se bizneset nuk dëmtohen vetëm nga masat kufizuese, por edhe nga eliminimi i të gjitha masave mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.
“Bizneset nuk dëmtohen vetëm nga masat kufizuese, por edhe nga eliminimi i të gjitha masave mbrojtëse ndaj virusit. Kur t’i kap qytetarët paniku nga virusi, bizneset do të kenë vështirësi po aq të mëdha sikurse kur u vendosen masat. Studimet si ky tregojnë se masat e distancimit social janë më të favorshme për ekonominë, se sa mos marrja e asnjë mase: https://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=3561934. Andaj, nëse dëshirojnë me e mbrojt veten, bizneset duhet të fillojnë që t’i kërkojnë qytetarëve mbajtjen e detyrueshme të maskave dhe dezinfektimin e duarve. Ngase si duket Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK nuk kanë më haber si me vepru”, shkruan Demi.
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...
Hetimi për Epsteinin merr kthesë të re, dhjetë viktima të re...
Njoftimi i fundit nga kufiri: Policia e RMV lëshon qarkullim...
Bllokohet kufiri Kosovë-RMV, policia maqedonase e ndalon qar...