Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë se vendimi për çmimet maksimale të derivateve është duke u respektuar.
“Vendimi i qeverisë duhet të respektohet dhe është duke u respektuar”, deklaroi Berjani për arbresh.info.
Pavarësisht respektimit, Berjani kritikon kalkulimin e çmimit.
“Por, vendimi ka gabime në kalkulim të çmimit. Shpresojmë se në ditët në vijim do të përmirësohet”, deklaroi Berjani.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë publikoi sot çmimet maksimale të derivateve për 24 orët e ardhshme.
Dizel: 1.85 eurocentë për litër
Benzinë: 1.74 eurocentë për litër
Gas: 0.78 eurocentë për litër
Javën e kaluar Qeveria e Kosovës miratoi udhëzuesin që rregullon çmimet e derivateve. Ky vendim, edhe sipas Aleancës Kosovare të Biznesit është anti kushtetues, dhe kërkoj ndryshimin e tij./arbresh.info/
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...