Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se situata me krizën e energjisë elektrike është alarmante.
“Situata nuk është e favorshme me prodhimin vendor, dihet çmimet e importit janë në stratosferë, i kanë pesëfishuar në krahasim me vitin e kaluar. Gjendja është shumë e vështirë dhe alarmante”.
“Konsumi është në rritje konstante, që është normale me periudhën që po kalojmë, për shkak të temperaturave të ulëta, përdorimit masiv të energjisë për t’u ngrohur, konsumi është duke u rritur në mënyrë të ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë Buzhala.
“Tri trafo janë djegë dje për shkak të mbingarkesës, kjo situatë është alarmante, duhet t’i ndërrojmë mbi 200 trafo, për shkak se nuk janë në gjendje të mirë”.
Tutje, Buzhala theksoi se rritja e energjisë elektrike mund të shkojë deri në 40 përqind, njofton Klankosova.tv.
“Ne kemi bërë aplikimin për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor, rritja është për 7 përqind, sigurisht kjo nuk do të rregullojë krejt sistemin, mirëpo në mars, prill është shqyrtimi i rregullt, presim me këto parametra që të ketë rritje akoma më të lartë, në prill rritja mund të shkojë deri në 40 përqind”.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?