Italia, ku më shumë se një e katërta e numrit të përgjithshëm të punëtorëve të korrjeve janë të huaj, nga BE e jashtë saj, i mungojnë 250,000 sosh sezonalë, pas masave kufizuese dhe një ndalimi të lëvizjes për shkak pandemisë koronare, raportojnë mediat italiane.
Masat kufizuese të paraqitura në luftën kundër sëmundjes Covid-19, nga ndalimi i kalimit të kufijve deri tek detyrimi për të karantinuar pas mbërritjes, kanë çuar në mungesë të një çerek milioni punonjësve sezonalë të bujqësisë.
Qeveria italiane është e ndarë në lidhje me lëshimin e lejeve për migrantët e paligjshëm që qëndrojnë në Itali, dhe ministrja e Bujqësisë Teresa Bellanova ka kërcënuar të japë dorëheqjen nëse masa nuk miratohet.
Mundësia e zgjatjes automatikisht të lejeve të qëndrimit që kanë skaduar midis janarit dhe prillit deri më 31 dhjetor po merret në konsideratë.
Sipas shoqatës italiane Coldirreti, një e treta e punëtorëve sezonalë vijnë nga Rumania, një anëtar i BE.
Të tjerët janë: rreth 35,000 punëtorë nga Maroku, rreth 24,000 indianë, rreth 32,000 nga Shqipëria, rreth 14,000 nga Senegali, 13,000 punëtorë nga Polonia dhe Tunizia, dhe rreth 11,000 nga Bullgaria. /tesheshi.com/
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...