Gramos Buçinca, anëtar i Ekipit të Zhvillimit të Kompaktit, Konsulent i Jashtëm në Ministrinë e Financave, ka bërë të ditur se marrëveshja me MCC-në do të nënshkruhet në fund të korrikut.
Buçinca i ftuar në Klan Kosova, ka thënë se janë duke diskutuar vetëm detajet e fundit për të finalizuar marrëveshjen.
“Presim që marrëveshja formalisht të nënshkruhet në korrik, ende nuk kemi një version zyrtarë. Do të nënshkruhet në korrik, para fundit të korrikut, jemi duke punuar që në fund të korrikut ta finalizojmë”, është shprehur Buçinca.
Buçinca dha edhe detaje se ku do të investohen, ku sipas tij, një pjesë e tyre do të jenë edhe për përfshirjen e grave në sektorët e energjisë.
“Pjesa e tyre më e madhe ka me qenë investim kapital, mbi 75 për qind, paret për të cilat do të mbeten në Kosovë për një kohë të gjatë, derisa pjesa tjetër do të jetë për zhvillimin e fuqisë punëtore dhe përfshirjen e grave në sektorët e energjisë”, shtoi ai.
Putin: Rusia, partnere e besueshme për Iranin
Rama mbledh Asamblenë Kombëtare, priten zgjedhje të struktur...
Ministri i Jashtëm i Iranit: Ngushtica e Hormuzit mbetet e h...
8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind
Tragjedia në Vjenë: Sot varroset në Skenderaj, Pajtim Bajram...