Agjencia Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se për vetëm dy ditë ka mbledhur rreth një milionë euro borxhe.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se trajtimi i borxheve ndaj tatimpaguesve, të cilët nuk ju kanë përgjigjur kërkesave të ATK-së për pagesën e obligimeve tatimore, ka vazhduar me procedura te masave së sforcuara.
“Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme me datë 20 dhe 23 maj 2022 ka zhvilluar aksion tek 14 subjekte biznesore, tek të cila janë ndërmarrë masat e konfiskimit. Aksioni në fjalë është zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, ku si rezultat është arritur që të mbledhin afro 1 milion euro borxhe (939, 290 euro). Po ashtu, nga masat e ndërmarra përveç borxhit të inkasuar është arritur që pjesën tjetër të borxhit ta paguajnë sipas marrëveshjeve- pagesa e borxheve me këste”.
“Ky aktivitet në të njëjtën kohë ka rezultuar edhe me konfiskimin e pasurisë së paluajtshme në vlerë prej 775,053.64 euro, vlerë e borxhit që tatimpaguesit kanë pasur ndaj institucionit. Aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe ditëve në vazhdim, tek të gjithë subjektet biznesore që kanë borxhe ndaj ATK-së”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Franga, dollarë dhe euro, dy qytetarë të Podujevës gjejnë ku...
“Liria ka emër” mban konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës