Institucionet financiare “Monego” dhe “Iute Credit” nuk do të operojnë më në vend.
Kjo pas vendimit të marrë nga Banka Qendrore e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Kështu bëri të ditur Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti në konferencën e mbajtur sot.
“Sot Bordi Ekzekutiv duke u bazuar në kompetencat që i ka, ka vendosur që të revokoj licencën për dy operatorët financiar në vend, Monego dhe Iute Credit”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka shtuar se të dy Institucionet nuk i janë përmbajtur planeve përmes së cilave kanë marrë licencat.
“Përmes politike së saj të licencimit Banka e Kosovës mundohet të ofroj shërbime sa ma të mira”.
“BQK kishte licencuar dy institucionet e lartpërmendura, gjatë këtyre viteve këto institucione kanë devijuar nga planet e tyre duke sjell diçka tjetër në treg. Devijimi më i madh ka të bëj me normën e interesit që këto institucione kanë aplikuar në Kosovë, dhe me një normë mesatare e që janë jashtë çdo standardi e për këtë BQK është përpjekur në bazë të masave t’i shtyj këto institucione e me këtë kanë dështuar t’i sjellin”, ka shtuar ai.
Por, ai nuk ka dhënë detaje se sa ka qenë shuma që kanë përfituar këto dy institucione gjatë periudhës sa kanë operuar në Kosovë./arbresh.info/
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...