Banka Qendrore e Republikës së Kosovë (BQK), njofton se sipas projeksioneve të BQK-së, ekonomia pritet të rritet me 4.2 përqind gjatë vitit 2025, me kontribuues kryesor konsumin, investimet dhe eksportin e mallrave dhe shërbimeve, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve pritet të ketë ndikim negativ.
Parashikimet e BQK-së sugjerojnë se norma e përgjithshme e inflacionit pritet të jetë rreth 3.3 përqind në vitin 2025.
“Rikthimi i presioneve inflacioniste në tremujorin e parë të vitit 2025, u nxit kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimit, si dhe nga ndikimi i pritjeve për inflacion pas njoftimit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike”, thuhet në ‘Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë’ të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, raporoton RTKlive.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovë (BQK), njofton se rreziqet ndaj këtij projeksioni anojnë nga kahu rritës dhe përfshijnë: ecurinë rritëse në çmimet e ushqimit në tregjet ndërkombëtare, si dhe shkallën e transmetimit të kostove të rritura të energjisë elektrike në çmimet e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara brenda vendit.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...