Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, të cilin e falënderoi për përkrahjen e Kosovës nga shteti Hungarez.
Gjatë takimit ministri Bislimi e njoftoi ambasadorin Márkusz për prioritet e Qeverisë Kurti dhe adresimin e sfidave në fushën e rritjes ekonomike si dhe përmirësimin e sistemit të ujit si një ndër prioritetet e Qeverisë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të vendit.
Ndërsa, ambasadori hungarez Laszlo Markusz e uroi Bislimin për detyrën e re dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit Hungarez për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik dhe në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve./arbresh.info/
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë