Ish- kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës, Bedri Istrefi të martën nuk ka dalë në vendin e punës ashtu siç kishte deklaruar një ditë më parë.
Të paktën ai nuk është parë në zyrë deri në orën 09:00.
Ekipi i arbresh.info për rreth një orë ka qëndruar në objektin ku gjendet zyra e Istrefit por ai nuk ishte paraqitur në vendin e punës.
Istrefi nuk iu është përgjigjur as thirrjeve të arbresh.info.
E të hënën në një prononcim dhënë për arbresh.info, ai kishte deklaruar se punën do ta vazhdoj si zakonisht.
“Sot e kam përvjetorin e vëllait që është dëshmor dhe jemi me organizime, homazhe në varreza me familje. Kështu që nga nesër do të dalë në punë siç do ditë tjetër”, ka thënë ai.
Ai kishte shtuar se ende nuk ka marrë asnjë dokument zyrtarë për shkarkim.
“Jo ende nuk kam pranuar asgjë”, ka shtuar ai.
Bedri Istrefi që në dhjetor të 2018-es ishte emëruar në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, e më pas Kryeshef i TK është shkarkuar të premten e 24 prillit nga Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës.
Bashkë me Istrefin janë shkarkuar edhe zëvendëskryeshefat dhe zyrtari kryesor financiar.
Ndërkaq Qeveria e Kosovës ka publikuar disa nga gjetjet mbi bazën e të cilave janë marrë vendimet për shkarkim.
Aty ndër të tjera flitet edhe për thellimin e humbjeve, detyrimet në rrite, problemet me likuiditet dhe kontratat e pafavorshme. /arbresh.info/

Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...