Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka prezantuar rezultatet e studimit rreth barrierave dhe mundësive të sektorit të ndërtimit në vend, të identifikuara në kuadër të indeksit të klimës së biznesit për tremujorin e katërt të vitit 2017.
Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu tha se ky studim është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes dhe parashikimin e trendeve të ekonomisë së vendit në periudhë tre mujore dhe periudhë ciklike gjashtë mujore.
Sipas tij, sektori i ndërtimit në vendin tonë rezulton të jetë mjaft optimist dhe aktiviteti biznesor i tyre është në rritje.
Gërxhaliu tha se sektori i ndërtimit vazhdon të ballafaqohet me barriera të shumta.
“Pjesa dërmuese e këtij sektori është mungesa e stafit të kualifikuar, konsumatorët nuk paguajnë me kohë, kostoja e punës, mungesa e porosive. Një dukuri e cila vështirëson qasjen në financa është mospranimi teknik i objekteve dhe pjesa dërmuese janë me financime vetanake”.
“Ndërmarrjet nuk investojnë në trajnime. 67 për qind e tyre thonë se punëtorët nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e asnjë trajnimi. Ajo çka është shqetësuese është qe partneriteti me shkollat profesionale është shumë i dobët në këtë sektorë”.
Olivera Ceni, nga OEK prezantoi të gjeturat e raportit. Ajo tha se 90 për qind e kompanive të ndërtimit deklaruan se aktiviteti i tyre është i mirë, por që barrierë kanë mungesën e punëtorëve të kualifikuar dhe normat e larta të interesit.
“Gjendja e biznesit vlerësohet të jetë e kënaqme. 90 për qind e tyre deklaruan se aktiviteti i tyre është i mirë. 52 për qind të tyre presin rritje të numrit të punësuarve, 65 të tyre presin që situata e biznesit të përmirësohet ndërsa 7 për qind e tyre presin që të përkeqësohet”.
“Sipas kompanive ndërtimore 34.5 për qind e tyre thonë që numri i porosive janë shumë të vogla. Rreth 21 për qind e tyre presin rritje të çmimet të shitjes në tremujorin e parë të vitit 2018. Shqetësuese është fakti i shfrytëzimit të kapacitetit të tyre. Ato kanë deklaruar se vetëm 50 për qind shfrytëzojnë kapaciteteve të tyre”.
“Barrierë kryesore e kompanive të ndërtimit mbetet mungesa e punëtorëve të kualifikuar, ndërsa edhe mungesa e mjeteve financiare në këtë sektor. Normat e larta të interesit vazhdon të mbetet ndër 3 top barrierat në këtë sektor”.
Valon Vataj, nga KAWA grup, tha se sfidat në sektorin e ndërtimit janë të mëdha dhe pothuajse të njëjta në të gjithë rajonin. Sipas tij, siguria e punëtorëve në vendin e punës është e ulët, prandaj edhe do ta mbikëqyrin atë.
“Ne kemi menduar që të marrim iniciativë për të mbikëqyrë sigurinë e punëtorëve në vendin e punës. Ndërtimi është një sektor i fuqishëm për zhvillimin ekonomik në vend”.
“Mungesa e përkrahjes institucionale na bënë që ne të hasim në barriera. Pothuajse 90 për qind e kompanive të cilat punojnë me institucionet publike janë në krizë”.
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...