Banka Ekonomike duke parë rrezikun e vazhdueshëm me të cilin përballen çdo ditë profesionistët tanë shëndetësorë dhe qytetarët, me qëllim që të kontribuoj në vazhdimësi në luftën kundër Covid 19, sot ka dhuruar donacion për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitarë të Kosovës – SHSKUK një “Tunel Dezinfektues”, i cili do të jetë i vendosur në hyrje të Klinikës Emergjente, për të u shfrytëzuar nga punonjësit shëndetësor dhe qytetarët.
Rezultatet e fundit, nuk duhet të na relaksojnë dhe as të na largojnë vëmendjen tonë nga respektimi i plotë i të gjitha rekomandimeve nga institucionet përkatëse për kujdes të shtuar, deri në largim të plotë të virusit nga mesi ynë!
Donatorët i ka falenderuar drejtori i Klinikës Emergjente, dr. Basri Lenjani, i cili tha se vendosja e këtij tuneli dezinfektues ka qenë i mirëseardhur.
Në kuadër të përgjegjësisë sociale, në ditët në vijim Banka Ekonomike do të vazhdojë edhe me forma tjera të mbështetjes për kategori të caktuara, duke u bërë të gjithë bashkë për të e kaluar sa më lehtë këtë periudhë aspak të mirë për të gjithë ne.



E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...