Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica ka njoftuar ka diskutuar me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci, lidhur me fillimin e implementimit të projektit të kësaj banke për mbështetje ndaj familjeve të varfëra në Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Në funksion të jetësimit të reformave tona, sot zhvillova një takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, z. Massimiliano Paolucci dhe pjesën tjetër të ekipit të BB-së, ku diskutuam për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë për Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale. Në takimin e sotëm, bashkë me ekipin e Bankës Botërore diskutuam edhe për procesin e fillimit të implementimit të projektit të BB-së, në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfëra në Kosovë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Në funksion të jetësimit të reformave tona, sot zhvillova një takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, z. Massimiliano Paolucci dhe pjesën tjetër të ekipit të BB-së, ku diskutuam për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë për Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale.
Në takimin e sotëm, bashkë me ekipin e Bankës Botërore diskutuam edhe për procesin e fillimit të implementimit të projektit të BB-së, në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfëra në Kosovë.
Z. Paolucci e falënderova për mbështetjen e madhe që ndër vite Banka Botërore i ka dhënë shtetit tonë dhe tani që po vazhdon të jep kontributin e saj, si në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë, po ashtu edhe në mbështetje të procesit të reformave që kam ndërmarrë, si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Venezuela liron shtetas të huaj nga burgu, përfshirë edhe sh...
Pejë: KFOR-i i dekoron me medalje ushtarët që treguan profes...
Rreth 40,000 njerëz largohen çdo vit nga qyteti i Cyrihut
AUV bllokon produktin ushqimor për fëmijë, kishte një substa...
MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve
Qeveria në detyrë mirëpret largimin e masave, kërkon hapa t...