Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pritur sot në një takim Arlinda Arënliu, përfaqësuese e Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, që financohet nga Banka Botërore (BB).
Gjatë këtij takimi, ministri Peci dhe përfaqësuesja e projektit të BB-së Arënliu kanë diskutuar për ecurinë e implementimit të aktiviteteve në mbështetje të sektorit, në kuadër të këtij projekti, shkruan arbresh.info.
Ministri Peci, falënderoi përfaqësuesit e projektit të BB-së për mbështetjen që kanë dhënë deri me tash në sektorin e bujqësisë dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin në kuadër të këtij projekti, me qëllim të zhvillimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë në vend.
Në anën tjetër, përfaqësuesja e Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Arlinda Arënliu, rikonfirmoi gatishmërinë për mbështetjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë përmes aktiviteteve konkrete./arbresh.info/
Pacolli thirrje deputetëve të jenë të përgjegjshëm në zgjedh...
Kërkohet paraburgim për “Mossin” dhe dy të arrestuarit tjerë...
Dimal Basha: Po shqyrtojmë gjendjen e infrastrukturës rrugor...
Si raportoi gazeta “Washington Post” për sulmin në Prekaz 28...
Gjyqi i dytë ndaj Thaçit: Prokuroria duhet të mbyll rastin e...
Adixhiku: Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa i...