Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami para deputeteve të Kuvendit të Kosovës ka arsyetuar punën 100 ditore të dikasterin të saj.
Ajo tha se gjatë këtyre muajve sa janë në krye të ekzekutivit kanë bërë punë të mirë në bazë të buxhetit që kanë pasur.
“Është implentuar pakoja emergjente fiskale sa po kemi shkuar në ministri të Financave kemi bërë lejimin e investimeve kapitale për projekte të reja meqenëse ishin të ndaluara paraprakisht. Kemi ndihmuar komunat nga programi ekonomik me 10 milionë euro dhe iu kemi vënë në dispozicion 29 milionë euro tjera të cilat ishin të ndara në kuadër të fondit kontingjent për ligjin e pagave. Meqenëse ligji ra poshtë, atëherë këto 29 milionë euro i kanë komunat për të adresuar nevojat e tyre. Me 27 shtator kemi ndarë 87 milionë euro nga të cilat 60 milionë janë ndarë për biznese dhe po punohet që këto mjete të shpërndahen. Kemi bërë rishikimin e kornizës afat-mesme të shpenzimeve 2021-2023 dhe po përfundojmë dëgjimet tash për hartimin e buxhetit 2021”, tha ajo.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/726689878061025
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...