Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se Qeveria e Kosovës i ka ndihmuar të pasurit dhe bizneset me subvencionimin e energjisë elektrike.
Bajrami tha se barrën e shtrenjtimit të rrymës e bartin 20% të qytetarëve, të cilët sipas saj, do ta paguajnë energjinë elektrike “për komplet sektorin e biznesit dhe 80% të amvisërive.
“Qeveria ka vendosur që t’i rris subvencionet në 90 milionë euro të hyra dhe pjesën tjetër kush do e bartë? Do e bartin sipas ZRRE-së 20% të qytetarëve të Kosovës të cilët shpenzojnë energji elektrike më shumë se 800 kWh në muaj. Do të thotë Qeveria me 90 milionë vendos me e subvencionu energjinë elektrike për krejt sektorin privat, për 80% të ekonomive familjare, dhe barrën prej 160 milionë eurove e lë te 20% e qytetarëve, ose 125 mijë familje”, tha ajo./arbresh.info/
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur