Administrata Tatimore e Kosovës, vetëm për muajin janar-mars 2018 nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 107.7 milion euro, ose 13.3 për qind më shumë, apo 12.7 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa në raport me planin janë mbledhur 5.3 % më shumë të hyra, shkruan arbresh.info.
Njoftimi i plotë i ATK-së:
Vazhdon të rritet performanca e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës, ku vetëm për muajin Janar-Mars 2018 nga të hyrat e rregullta janë mbledhur 107.7 milion euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 12.7 milion euro apo 13.3 % me shume. Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 5.3 % më shumë të hyra.
Të hyra të njëhershme nga FKPK (Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës) gjatë muajit Janar janë arkëtuar 9.97 milion euro, të cilat nuk janë përfshirë në të hyrat e rregullta.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 31.4[1] milion euro të hyra për FKPK. Pra, gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese (Tatimet, FKPK dhe nga të hyrat e njëhershme nga FKPK) janë në vlerë prej mbi 149.0 milion euro.
Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.
Të hyrat për këtë periudhë për FKPK i referohen datës së pagesës, që rrjedhimisht mund të ndryshojnë me përpunimin e mëvonshëm të tyre./arbresh.info/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit