Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se është rritur indeksi i qarkullimit të industrisë.
“Në muajin janar të vitit 2024, Indeksi i qarkullimit në sektorët e industrisë kishte rritje për 2,5%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Janar 2023)”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, ulje kishte në sektorin e industrisë nxjerrëse për (-19,24%).
Në muajin janar të vitit 2024, indeksi i numrit të të punësuarve në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ujë dhe avull të kondicionuar kishte rritje për 2.81% ndërsa ulje kishte në sektorin e Industrisë nxjerrëse (Minierat dhe Guroret) për (-10,9%).
“Në muajin Janar të vitit 2024 Indeksi i fondit të pagave dhe meditjeve kishte rritje në sektorin e Industrisë përpunuese për 18.81%, ndërsa renje kishte në sektorin e industrisë nxjerrëse (Minierat dhe Guroret) për -9.52%”, njoftoi ASK.
Politico: ShBA po e shqyrton zvogëlimin e pjesëtarëve të KFO...
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 31-vjeçarit që vdi...
Aksioni te Apeli, vendoset mbishkrimi “Gjykata e Apelit shfa...
Spiropali kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shqipëria,...
“Qetësohu JLO, mua nuk mundesh të më mashtrosh”, Dolce i kth...
DHTIK: Bllokada e Ligjit për Pronën Publike kërcënon biznese...