Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin qershor 2024 ka publikuar të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Në komunikatën e ASK-së thuhet se më shumë thëngjill u prodhuar në qershor të vitit 2024 sesa në qershor të vitit 2023.
“Gjatë muajit qershor të vitit 2024, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 465.32 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 343.46 GWh ose 0,8% më i madh me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 10,81%”, thuhet në njoftim.
Importi i energjisë elektrike thuhet se në qershor 2024 ishte 145.55 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 263.88 GWh (këtu janë të përfshira edhe sasia e transmisionit).
Ndërsa prodhimi i thëngjillit ishte rreth 620.90 mijë ton ose 27,07% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi