Ish-nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti kishte deklaruar se ‘të gjithë kosovarët i kanë nga 2-3 milionë euro’.
Por, duket se këtë shumë të parave nuk e posedon as vet ai, shkruan arbresh.info.
Kështu së paku bëhet e ditur në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë kundër Korrupsionit. Aty Haliti ka thënë se ka pasuri të paluajtshme ka pak mbi 1 milion euro ose saktësisht 1 milion e 200 mijë euro.

Dy shtëpi në vlerë nga 200 mijë euro, një banesë në vlerë 200 mijë euro, një tokë bujqësore në vlerë 400, dhe në pyll në vlerë 20 mijë euro. Ai gjithashtu ka deklaruar një veturë në vlerë 5 mijë euro, ndërsa stoli ari në vlerë 10 mijë euro.
Edhe në pronësi të bashkëshortes ka deklaruar stoli ari në vlerë 15 mijë euro.
Ndërsa para të gatshme të ruajtura në institucionet financiare në vend ka deklaruar afër 150 mijë euro./arbresh.info/

Një i burgosur gjendet i vdekur në qelinë e tij në Burgun e ...
Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vend...
Gjermania kërkon marrëveshje energjetike me Arabinë Saudite
Angelo eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën