Në prag të festave të fundvitit, Kompania Artmotion sjell ofertat promocionale të Aplikacionit më të kërkuar në vend.
Këtë radhë pakoja më e kompletuar Premium e cila ofron deri 240 kanale televizive, ofrohet për të gjithë klientët me çmim promocional, për vetëm 5.99/1 muaj, 29.99/6 muaj, apo 49.99/12 muaj.
Pakoja Premium përfshin të gjitha ligat e Sporteve të cilat Artmotion transmeton si: Superliga Kosovare në Basketboll, Superliga Kosovare në Futboll, Champions League, Bundesliga, NBA, Formula 1, Moto GP e Judo. E gjithashtu kanale vendore dhe ndërkombëtare, ato ekskluzive si: ALSAT M, KLAN KOSOVA e deri në 30 kanale turke duke përfshirë kanalet më të ndjekura si: TRT1 dhe 2, Star TV, TV8,
Kanal D, e SHOW TV, e 14 kanale ekskluzive të cilat vetë menaxhohen nga Kompania.
Çfarë e bën të veçantë Aplikacionin Artmotion përpos ofrimit të programacionit më unik, është qasja nga të gjithë operatorët e internetit në vend, pra të gjithë abonuesit e këtyre ofertave promocionale do të kenë mundësi të ndjekin kanalet e preferuara në çdo vend dhe çdo kohë.
Aplikacioni Artmotion ofron një qasje në njërën nga pajisjet si: Telefon, Tablet, Laptop apo Smart TV.
E gjitha se çfarë u duhet të gjithë klientëve të cilët duan ta bëjnë përvete aplikacionin Artmotion , e të përfitojnë nga çmimet promocionale është të thërrasin në numrin pa pagesë 0800 20 60, apo të vizitojnë njërën nga pikat zyrtare të shitjes së Artmotion.
Artikull i sponsorizuar

Vetura përplaset me turmën e paradës në qytetin holandez Nun...
Dani Alves drejt rikthimit sensacional në fushë, gati të lua...
Abdixhiku prezanton zotimet e LDK-së në Suharekë: Paga, pens...
Turqia pret që faza e dytë e armëpushimit në Gazë të nisë në...
“Tifozët nuk kanë paguar për të parë këtë…”...
Lëndimi i Gonzales ‘goditje’ e madhe për Atletic...