Është mbajtur sot takimi virtual mes Ministrit të Ekonomisë, Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku temë diskutimi ishte Ankandi për Energji të Ripërtërishme.
Ankandi për Energji të Ripërtërishme, që si ide ka kohë që është lansuar, do të zëvendësojë sistemin e Tarifës Nxitëse për Energji të Ripërtërishme. Në këtë orientim të ministrisë, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ndihmuar me një konsulencë të profilizuar për ankand.
Ministri Kuçi i falënderoi të dy bankat për ndihmë për këtë ankand, duke e theksuar angazhimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për të nxitur investimin që sjell një kosto më të përballueshme për konsumatorë dhe që është një hap drejt politikave të gjelbra të ekonomisë dhe energjisë.
Kjo qasje u përshëndet nga shefi i Zyrës së Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci, duke e parë si hap pozitiv të Qeverisë së Kosovës.
Në këtë takim pati edhe një informim për procedurat e punëve që kanë filluar nga grupet punuese, për të cilat ministri udhëzoi të punohet në ritëm të shpejtë, që ankandi i parë për energji të ripërtërishme të zhvillohet në pjesën e parë të vitit 2021./arbresh.info
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu