Përfaqësues të kompanisë Ekobase Global, u pritën në një takim nga zv. kryeministri/Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Z. Dardan Gashi, të cilin e njoftuan me planet për projekte konkrete në fushën e riciklimit të gomave të vjetra dhe energjisë së ripërtrishme.
Ekobase Global Inc. është kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me degë në disa shtete të Bashkimit Evropian.
“Ekobase Global Inc. është duke implementuar projekte të ngjashme edhe në Slloveni, Spanje ndërsa kemi dëshirë që të përfshijnë edhe Kosovën në këtë iniciativë që është duke marrë përmasa globale”, tha Tomaz Groff, drejtori i kompanisë për Evropë, duke shtuar se në Kosovë kanë ardhur për të shikuar edhe mundësi të tjera të investimit në fushën e energjisë së ripërtrishme.
Në anën tjetër, ministri Gashi, duke i falënderuar për vizitën, i informoi përfaqësuesit e kësaj kompanie lidhur me mundësitë të cilat ofrohen sipas Ligjit për
Investimeve Strategjike.
“Ne momentalisht konsiderohemi si shteti më liberal për sa i përket mundësive të cilat u ofrojmë investitorëve që potencialisht kualifikohen si investitorë strategjik në fushën e minierave, energjisë dhe turizmit. Deri tani kemi marrë aplikacionin e parë në fushën e energjisë solare nga një kompani shqiptaro –
gjermane, ndërsa presim së paku edhe 4 aplikacione në fushën e minierave”, tha ministri Gashi.
Në fund u dakorduan që në vizitën e ardhshme në Kosovë të diskutohen edhe modalitetet konkrete të projektit në fjalë.
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka