Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) me anë të një njoftimi ka treguar se ka pezulluar të gjitha veprimet në lidhje me shpalljen publike për qiradhënie të aseteve me karakter specifik të datës 06 shkurt 2020.
Ky veprim sipas AKP-së vjen pasi që Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit kishte marr vendim për pezullimin e kësaj shpallje.
“Në përputhje me kërkesën e Qeverisë së Republikës se Kosovës të datës 10 mars 2020, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton publikun dhe palët e interesuara për pezullimin e të gjitha veprimeve në lidhje me shpalljen publike për Qiradhënie të Aseteve me Karakter Specifik të datës 06 shkurt 2020”, thuhet në njoftimin e AKP-së.
Flick dëshiron t’i ketë në skuadër këta tre yje për se...
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë