Agim Veliu do të ndajë rreth 300 mijë euro për mirëmbajtje të disa objekteve.
Saktësisht 280 mijë e 800 euro që vlera që Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka planifikuar të shpenzoj për mirëmbajtje teknike të disa objekteve. Bëhet fjalë për objektet e Agjencisë Regjistrimit Civil – ARC dhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, shkruan arbresh.info.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Ndërsa kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është 36 muaj.
Kontrata me vlerë të madhe është e ndarë në tri lote, e ofrimi i çmimit më të ulët është kriter për dhënie të kontratës.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 13.07.202, po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tyre me fillim nga ora 11:00./arbresh.info/
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...