Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka hedhur kritika të mëdha ndaj të parit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tij, Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj, shkruan arbresh.info.
Ai e quan popillist Kurtin, duke shtuar se nuk e njeh më realitetin dhe është dehur nga jeta prej pushtetari
“Sepse në Evropë ‘nuk ka’ shpresë! Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare”, shkruan Abdixhiku në Facebook.
Sipas tij, derisa në vendet tjera evropiane inflacioni ka arritur maksimalisht në 8.7 për qind, në Kosovë ka arritur frikshëm në 14.1 për qind.
“Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj. As atëherë kur inflacioni arrinë frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë”, shprehet ai./arbresh.info/



Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun