Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si ‘krim’ mosveprimin nga ana e qeverisë në lidhje me krizën e paprecedentë me çmime.
“Sot, bëhen 100 ditë nga propozimi ynë i parë për reduktim të akcizës në derivate e reduktim të TVSH-së në produkte esenciale. Ky propozim është refuzuar e po refuzohet nga pushteti arrogant i Kurtit. Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim”, shkruan Abdixhiku.
Ai paralajmëron, se sot do të dorëzojnë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë.
“Po të vepronim me kohë, papërballueshmëria jonë do të ishte më e lehtë, po s’vepruam sot, do të bëhet edhe më e thellë”, shkruan tutje Abdixhiku./arbresh.info/
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga
Të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njoft...
Kryeqyteti ka pranuar donacion prej 10,000 kg agjent shuarës...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë