Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka asnjë borxh Thaçit.
Këto reagime erdhën pas kritikave të shumta që u drejtuan drejt Vetëvendosjes dhe Kurtit për deklaratën se taksa 100% ndaj Serbisë do të hiqet më 1 prill, shkruan arbresh.info.
“Shteti, shtetësia dhe interesi kombëtar nuk i subordinohet axhendës që përcakton Thaçi pa koordinim me qeverinë. I gjithë spektri i diplomacisë ndërkombëtare është duke parë në shpresë e admirim qeverinë Kurti. Në takimet tona edhe brenda edhe jashtë Republikës sonë. Ata, qytetarët dhe ne, bashkë kemi ndërprerë praktikat e të bërit politikë larg publikut dhe në kundërshtim të interesit të vendit. LVV si palë qeverisëse nuk i ka asnjë borxh Thaçit”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Më 15 mars hiqet tarifa pjesërisht, e plotë nga 1 prilli, vlen për 90 ditë
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit