Albena Reshitaj, deputete nga AAK ka thënë se do t’ia japin votën Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Këtë deklaratë ajo e bëri në një konferencë për media në oborrin e Kuvendit, raporton portali arbresh.info
“AAK sot është në Kuvend për t’ia dhënë votën Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. E kuptojmë situatën që po kalon Kosova por duhet të kalojmë këtë ligj”, deklaroi Reshitaj.

Tutje ajo thotë se partia e saj nuk është për mbyllje totale të shtetit, megjithë rritjes së fundit të infektimeve të reja me koronavirus.
“Ne si pjesë e politikës duhet të analizojmë gjerat para se të shkojmë me një mbyllje totale. E ftojmë Qeverinë që të analizojë gjendjen para se të shkojmë me një mbyllje totale”, u shpreh ajo.
Ndërkohë kryeministri Avdullah Hoti pritet të mbajë konferencë për media me fillim nga ora 12:00 pikërisht për të njoftuar lidhur me masat e reja anti-Covid./arbresh.info/
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...