Kultivimi i mjedrës në Kosovë po sjell përfitime të kënaqshme për fermerët të cilët po merren me këtë kulturë bujqësore. Qytetaret gjithashtu po shprehin interesim mjaftë të madh për kultivimin e këtij produkti. Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë krahasuar me vitin e kaluar gjatë të cilit ka pasur vetëm 400 hektarë mjedra të mbjella, sivjet ka shkuar deri në 1000 hektarë.
Njëri prej fermerëve, Isak Butllovci nga Dyzi i Podujevës, tha se këtë vit fryti është shumë i mirë por çmimet janë më të ulëta krahasuar me vitet e kaluara. Ai gjithashtu tha se për një hektar tokë të mbjellë me mjedra duhet te dalin diku rreth 12 ose 13 tonë mjedra ku çmimi për to është 20 mijë euro.
“Kultivimi i mjedrës është shumë i mirë sivjet, është fryti shumë i mirë , por çmimi është pak i vogël se viteve të kaluara. Deri më tani nuk kanë bërë asgjë, kemi biseduar me ministrin të shohim se çka do të bëhet. Problemi i madh është tek pikat grumbulluese sepse mjedra e don që brenda ditës të sigurohet në frigorifer. Ata kanë grumbulluar sasi të mëdha nuk kanë ku ti lënë më, e duhet të bëhet një zgjidhje. Ne fermerët nuk kemi asnjë zgjidhje, ata janë firmë private, nuk mund ne ti detyrojmë ta bëjnë këtë punë. Fitimi i mjedrave për një hektar duhet të del 12 ose 13 tonë apo15 dhe çmimi mund të del 20 mijë euro”, tha Butllovci
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi tha se interesimi për kultivimin e mjedrave është shumë i madh.
Krasniqi tha se vetëm për vitin 2016, Ministria që ai udhëheq, ka ndarë 4 milionë euro për pemë manore, ku bënë pjesë edhe mjedra.
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...