Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shtatë muaj nga fillimi i skemës së masës 1.8 “Qeveria për Familjet” në katër komunat në veri kanë ndërmjetësuar dhe mbështetur punësimin e 263 personave, ndërkaq të deklaruara janë edhe 428 vende të lira të punës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka ftuar qytetarët që të aplikojnë në Zyrat e Punësimit në katër komunat në veri.
“Skema e masës 1.8 “Qeveria për Familjet” u prezantua fillimisht në korrik të vitit 2022, e për të cilën u ndanë 10 milionë euro. Ndërkohë në muajin shkurt të këtij viti, përmes kësaj skeme, u lansua dhe masa e posaçme për përkrahjen e punësimit për qytetarët tanë në katër komunat në veri. Subvencionimi u caktua në nivelin 70% të pagës bruto për gjashtë muajt e parë deri në shumën 350 eurosh, e atë për 2000 vende pune.”, ka thënë ai.
“Shtatë muaj nga fillimi i skemës, deri më 30 gusht në katër komunat në veri kemi ndërmjetësuar dhe mbështetur punësimin e 263 personave, ndërkaq të deklaruara janë edhe 428 vende të lira të punës.”, shtoi Kurti.
“Më shumë punësim, më shumë mirëqenie. Më shumë integrim dhe ndërveprim mes komuniteteve.”, u shpreh ai.
Tutje, shefi i ekzekutivit ka ftuar qytetarët që të aplikojnë në Zyrat e Punësimit në katër komunat në veri.
“Republika e Kosovës është shtet i të gjithëve.”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër