Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se javën që shkoi Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka transferuar 10.38 milionë euo në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati tha se kjo shënon herën e parë në historikun e ri të shtetit pas pavarësimit, që një transfer i tillë është mundësuar, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, kjo është falë performancës së mirë financiare të investimeve të BQK-së.
“Edhe një lajm i mirë! Javën që shkoi, BQK ka transferuar në llogari të Qeverisë shumën prej 10.38 milionë euro, në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor, ashtu siç parashihet në ligjin për Bankën Qëndrore të Republikës. Kjo shënon herën e parë në historikun e ri të shtetit tonë pas pavarësimit, që një transfer i tillë është mundësuar, falë performancës së mirë financiare të investimeve të BQK-së.”, ka shkruar Murati në Facebook./Arbresh.info/
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...