Me 67 vota për deputete e Kuvendit të Kosovës kanë votuar plotësim-ndryshimin për buxhetin e vitit 2020.
Nga 89 deputetë sa ishin në sallë, 67 votuan për, një abstenoi dhe asnjë nuk votoi kundër dhe në këtë mënyrë deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan plotësim-ndryshimin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2020, raporton arbresh.info
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas votimit tha se me këto vota u konstatua se, kuvendi në parim miratoi plotësim-ndryshimin mbi ndarjet buxhetore.
Kujtojmë se sot gjatë ditës, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 milionë eurosh është pjesë e këtij buxheti./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/915816065564241/
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...