Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ironizuar më fjalimin e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
Në seancën e jashtëzakonshëm që po mbahet në Kuvendin e Kosovës për ngritjen e çmimeve, Krasniqi tha se gjendja në Kosovës është gati e jashtëzakonshme, raporton arbresh.info
“Zonja Kusari-Lila na tha se na i paskemi punët më mirë se Franca. A keni dal në teren më pa gjendjen. Ju po mendoni se çdo gjë është betejë politike dhe njëherë nuk e patë që opozita mënon për qytetarët edhe kur ju s’mënoni për ta. Gjendja është gati e jashtëzakonshme. Ne vitin 2021 mesatarja e rritjeve të çmimeve ka qenë 3.4%. Pyetja nuk është çka e ka bërë këtë ngritje të çmimeve por çka ka be Qeveria për ulje. Ju po reagoni më vonës”, tha Krasniqi.
Krasniqi, kujtoj Kryeministrin që se ka bërë ende pagën minimale, derisa tha se Ministrat po dalin në teren në vende të inspektorëve.
“As një hap s’është marr më rritjen e pagova , as në sektorin publik as privat. Madje ju se bëtë as pagën minimale në Kosovë. Ju po luani filma para kamerave duke i qit ministrat si inspektorë në teren në momentin kur po konfiskohen depo”, tha Krasniqi./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...