Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se vendimi i qeverisë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme të energjisë elektrike është i vonuar.
Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se ka një shmangie të Qeverisë në raport me situatën.
Shala ka thënë rënia e njësisë B-2 ka qenë e paralajmëruar edhe më herët, por që bordi i KEK-ut nuk mori masa nga presioni i politikës.
“Ne kemi parë në deklarimet e më hershme nga qeveritarët duke fajësuar të kaluarën për kizën energjetike, por nuk kemi parë asnjë arsyetim për rënien e B-2, i cili ishte paralajmëruar më herët. Menaxhimet i KEK-ut do duhej më kohë të reagonte, por ka qenë në presion politik që mos të reagohet në këtë kohë”, tha Shala, raporton arbresh.info.
Ai ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon që blen energji, duke kërkuar që vendimi i Qeverisë të kthehet dhe të plotësohet.
“Vendimin qe keni pru sot po dëshironi ta legalizoni ndërprerjen”, tha ai./arbresh.info/
Një aeroplan luftarak rus hyn në hapësirën ajrore të NATO-s
Prekëse: Gjesti u lirua në ditën kur vëllai i tij i ndjerë d...
Zbutet dënimi për Prishtinën, ndeshja ndaj Ballkanit luhet m...
Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt ës...
Publikohet formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëv...
Pacolli uron Natën e Fitër Bajramit: Zoti të na pranojë sada...